top of page
Search

Hyrje-daljet në kufirin shqiptar bien me 60% krahasuar me vitin e kaluar

Updated: May 7, 2020

Sipas Institutit të Statistikave, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Mars 2020, janë 272.514. Krahasuar me Mars 2019, ky tregues rezulton me rënie 61,8 %. Në Mars 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 95.321. Krahasuar me Mars 2019, ky numër ka rënë me 66,4 %.


Në Mars 2020, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka pasur rritjen më të madhe, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur SHBA, krahasuar me Mars 2019. Përgjatë tre muajve të parë 2020, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka pasur rritjen më të madhe me 27,0 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur SHBA me 36,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri
Fig. 1 Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri (Instat, Prill 2020)

Zyrë Përkthimi Meta Translations ofron shërbime përkthimi për të gjithë shtetasit shqiptarë e të huaj brenda e jashtë kufijve të vendit në lidhje me dokumentacionin tuaj për emigrim, studim, apo biznes.


792 views0 comments

Comments


bottom of page